Shpëtuesit mbajnë një çantë që përmban mbetje njerëzore të marra nga deti, ku u rrëzua një avion pasagjerësh Sriwijaya Air. [Tatan Syuflana / AP]
Familjarët e udhëtarëve në bordin e fluturimit Sriwijaya Air të humbur SJY182 duke pritur lajme në aeroportin Supadio në Pontianak. [Louis Anderson / AFP]
Sri Lungdiyanti, 41 vjeç, një anëtar i familjes së një pasagjeri të Sriwijaya Air, reagon pas lajmit se fluturimi SJ-182 u rrëzua, në Tegal, Provincën Qendrore të Java-s. [Oky Lukmansyah / Antara Foto via Reuters]
Zhytësit gjejnë pjesë të avionit gjatë operacioneve të kërkimit. [AP]
Anijet kërkojnë për avionin Sriwijaya Air SJ-182. Zhytësit indonezianë lokalizuan pjesë të rrënojave të Boeing 737-500 në Detin Java, një ditë pasi avioni me dhjetëra njerëz në bord u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Xhakarta. [Willy Kurniawan / Reuters]
Një punonjës i Forcave Ajrore Indoneziane vëzhgon nga helikopteri, gjatë një kërkimi ajror për mbetjet. [Aditya Pradana Putra / Antara Foto via Reuters]
Një punëtor dezinfekton mbetj njerëzore të gjetura nga ujërat ku u rrëzua avioni i pasagjerëve Sriwijaya Air. [Tatan Syuflana / AP]
Ushtarët indonezianë në aeroportin ndërkombëtar Soekarno-Hatta, pasi aeroplani i Sriwijaya Air humbi kontaktet pas ngritjes. [Willy Kurniawan / Reuters]
Anëtarët indonezianë të shpëtimit gjejnë rrënojat nga fluturimi Sriwijaya Air SJ182 [Ajeng Dinar Ulfiana / Reuters]
Transmeton Albanian Post nga Al Jazeera./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin.
Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com