Lajme

“78 ditë nën sanksione të BE-së”, Selmanaj: Për kaq ditë NATO gjunjëzoi Serbinë


Driton Selmanaj

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka kritikuar politikat e gabuara të Qeverisë së Kosovës, meqë ato vendosën vendin për herë të në historinë e saj nën sanksionet e Bashkimit Evropian.

Sipas tij sot është dita e 78-të që Kosova është nën masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian si pasojë e mos-gatishmërisë së Qeverisë së Kosovës për të shtensionuar situatën në Veri të vendit.

Ky numër i ditëve, sipas deputetit të LDK-së koincidon, me 78-ditët të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.

“Fal mos-koordinimit me aleatët dhe politikave të papërgjegjshme dhe aventureske të kryeministrit Kurti, miqtë tanë euroatltantik po ata që e bombarduan Serbinë, përsëri janë bërë bashkë mirëpo kësaj here për të ndëshkuar politikën e kësaj qeverie, e fatkeqësisht përmes saj për të ndëshkuar edhe popullin e Kosovës”.

78 ditë mjaftuan për ta gjunjëzuar Serbinë, tha Selmanaj duke pyetur edhe sa ditë na duhen “neve që Ekonomia e Kosovës të demolohet nga sanksionet kundër Kosovës”.

“Kjo logjikë qeverisëse po punon kundër interesave kombëtare të Kosovës, çdo shpjegim tjetër nuk ka vend”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore