Muzikë

63-vjetori i lindjes së POP ikonës Michael Jackson


Michael Jackson - Artist

Po të ishte gjallë, do të festonte ditëlindjen e 63-të, pasi që më 29 gusht të vitit 1958, si fryt i dashurisë mes Joe dhe Katherine Jackson, kishte lindur Michael Joseph Jackson, i cili më vonë do të bëhej një nga njerëzit më me ndikim në glob për sa i përket artit të muzikës.

Michael Jackson

Michael Jackson, i njohur edhe si – “Mbreti i Pop-it”,  ishte një këngëtar, kompozitor dhe balerin amerikan, i cili konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme kulturore të shekullit të 20 -të.

Gjatë një karriere prej katër dekadash, kontributet e tij në muzikë, vallëzim dhe modë, së bashku me jetën e tij personale e atë publike, e bënë atë një figurë eminente në diskografinë botërore.

Michael Jackson duke performuar në skenë.

Jackson, kishte bërë debutimin e tij profesional në vitin 1964 së bashku me vëllezërit e tij më të mëdhenj, Jackie, Tito, Jermaine dhe Marlon si anëtar i grupit “Jackson 5”, ndërkaq shtatë vjet më vonë ai kishte vendosur të niste karrierën solo.

Grupi muzikor – “Jackson 5”

Jackson filloi karrierën e tij solo në vitin 1971 ndërsa ishte pjesë e labelit “Motown Records” dhe u bë i suksesshëm me albumin e tij të vitit 1979, të titulluar – “Off the Wall”.

Videoklipet e tij muzikore, përfshirë ato për “Beat It”, “Billie Jean” dhe “Thriller” nga albumi i tij “Thriller” i vitit 1982, janë vlerësuar me thyerjen e barrierave racore dhe transformimin e mediumit në një formë arti dhe mjet promovues.

Albumi “Thriller” nga Michael Jackson.

“Thriller” u bë albumi më i shitur i të gjitha kohërave, ndërsa “Bad”, ishte albumi i parë që prodhoi pesë këngë amerikane, që u klasifikuan në vendin e parë të “Billboard Hot 100”, të tilla si: “I Just Can’t Stop Loving You”, “Bad”, “The Way You Make Me Feel “,” Man in the Mirror “, dhe” Dirty Diana “.

Në vitet e 80-ta, Jackson, u bë një figurë polemikash dhe spekulimesh për shkak të ndryshimit të pamjes, marrëdhënieve, sjelljes dhe stilit të tij të jetesës.

Michael Jackson.

Në vitin 1993, ai u akuzua për abuzim seksual me fëmijën e një shoku të familjes, por akuzat u hodhën poshtë për shkak të mungesës së provave.

Jackson mbetet një nga artistët më të shitur të muzikës të të gjitha kohërave, me shitje të vlerësuara prej mbi 400 milionë kopjesh në të gjithë botën.

Michael Jackson.

Në vitin 2016, pasuria e tij u shtua për 825 milionë dollarë, e cila është shuma më e lartë vjetore për një personazh të famshëm të regjistruar ndonjëherë nga “Forbes”.

Michael Jackson.

Më 25 gusht të vitit 2009, më pak se tre javë para shfaqjes së parë të planifikuar të “This Is It”, që do të fillonte në Londër, me të gjitha biletat e koncerteve të shitura, Jackson vdiq në moshën 50 vjeçare nga arresti kardiak.

Më vonë, mjeku i tij personal, Conrad Murray ishte arrestuar mbi akuzat për udhëzim medikamentesh të qëllimshëm që shkaktuan vdekjen e “Ikonës së Pop-it”.

Murray, i kishte dhënë Jackson ilaçe të ndryshme për ta ndihmuar atë të flinte në rezidencën e tij në Holmby Hills të Los Angeles.

Dhoma në të cilën ndërroi jetë, Michael Jackson.

Lajmet për vdekjen e Michael Jackson tronditën opinionin dhe u përhapën shpejt në internet, duke bërë që faqet e internetit të ngadalësoheshin dhe të prisheshin nga mbingarkesa e përdoruesve dhe duke bërë një tendosje të paparë në shërbimet dhe faqet e internetit duke përfshirë “Google”, “AOL Instant Messenger”, “Twitter” dhe “Wikipedia”.

Në nder të vdekjes së Michael Jackson, me 7 korrik të vitit 2009 u mbajt edhe memoriali mbi jetën dhe veprimtarinë e tij në “Staples Center”, i cili u ndoq nga një shërbim familjar në “Forest Lawn Memorial Park’s Hall of Liberty”.

Sipas statistikave që u bënë, evenimenti arriti rreth tre miliardë shikues në të gjithë botën duke e bërë atë transmetimin e drejtpërdrejtë më të shikuar në historinë televizive.

Nga të famshmit që performuan ishin artistët: Mariah Carey, Stevie Wonder, Lionel Richie, John Mayer, Jennifer Hudson, Usher, Jermaine Jackson dhe Shaheen Jafargholi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore