Jetesë & Stil

600 milionë për Dhurata Dorën


Popullariteti i Dhurata Dorës tashmë ka kaluar kufijtë shqiptarë, ndërsa ajo numëron bashkëpunime me emrat më të famshëm të muzikës botërore, fakt që i dha asaj “pasaportë” për tu bërë e njohur në plot vende të botës.

Mes këngësh më të suksesshme të kënduara nga Dhurata është edhe kënga “Zemër”, të cilën ajo e solli në bashkëpunim me këngëtarin e famshëm francez, Soolking.

Kënga u bë hit në shumë vende të botës dhe ishte pjesë e pandashme e “playlistave” të DJ-ve anë e mbarë globit.

Ani pse kënga ishte publikuar në muajin prill të vitit 2019, sukseset e këtij produkti muzikor po vazhdojnë të korren edhe tash.

Madje, së fundmi, “Zemër”, ka grumbulluar plot 600 milionë klikime në platformën e YouTube, duke u bërë kështu një nga këngët e artistëve shqiptarë më të klikuara të të gjitha kohërave.

Në fakt, vetëm kënga “Bonbon” e Era Istrefit me mbi 800 milionë klikime në YouTube, radhitet para projektit “Zemër” të Dhurata Dorës dhe artistit francez.

Lajmi për arritjen e këtyre shifrave të klikimeve të lumtur e ka bërë edhe vetë artisten nga Kosova, e cila nuk ka hezituar ta ndajë atë më ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Ndërsa, yllit të hitit “Harrom”, duket se i ka hyrë në qejf bashkëpunimi me artistët nga Franca, pasi një të tillë e ka publikuar edhe javë më parë.

“Only you” titullohet kënga e Dhurata Dorës në bashkëpunim me yllin francez dhe më gjerë të muzikë, GIMS, e që aktualisht numëron afro 40 milionë shikime në YouTube.

Në anën tjetër, kohëve të fundit Dhurata Dora ishte temë diskutimi në mediat rozë, pasi që fansat e saj e kishin vënë re se në listën e ndjekësve të saj, bënte pjesë edhe futbollisti i famshëm brazilian, Vinicius Jr.

Vinicius Jr. – Lojtar i Real Madrid.

Vinicius Jr. Luan në rolin e sulmuesit për skuadrën e Real Madrid-it, teksa menjëherë kanë nisur të qarkullojnë për një lidhje të mundshme mes dyshes.

Dora, nuk e ka komentuar asnjëherë pjesën e njohjes me Vinicius duke lënë kështu fansat të lirë për krijim të aludimeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore