Shqipëria

583 qytetarë gjobiten për moszbatim të rregullave anti-Covid 19


583 shtetas janё ndёshkuar me masё administrative pёr mosrespektim tё rregullave tё Covid-19, gjatё 24 orёve tё fundit.

469 persona janё ndёshkuar me 3 mijё lekё pasi u konstatuan nga Patrullat e Pёrgjithshme, duke lёvizur pa maskё mbrojtёse.

83 tё tjerё u ndёshkuan me tё njёjtёn masё nga Shёrbimet e Policisё Rrugore, sepse udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, katёr shtetas u konstatuan, duke lёvizur me kёmbё pas orёs 20:00 dhe u gjobitёn me 10 mijё lekё.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore