Shqipëria

Ryshfet 5 mijë euro për të lehtësuar masën ndaj një të dënuari në Gjykatën e Korçës, GJKKO cakton masat


Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka kryer hetime për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Moskallëzimi i Krimit” në Gjykatën e Korçës.

Kështu nga hetimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasit D. K., N. H., N. J., B. K. dhe A. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementët e veprave penale.

Kjo në formën e kërkimit të përfitimit të parregullt të një shume prej 5000 (pesë mijë) eurosh me qëllim ushtrimin e ndikimit në Gjykatën e Apelit Korçë, për zbutjen e masës së sigurimit të shtetasit B. K., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të “Moskallëzimi i krimit”.

GJKKO ka caktuar tre masa sigurie “arrest në burg”, një arrest në shtëpi dhe një detyrim paraqitjeje, për disa persona të cilët kanë tentuar që të korruptojnë funksionarë publik në Gjykatën e Korçës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore