Lajme

30 vjet nga Traktatit i Mastrihit


Traktatit të Mastrihtit, i cili mundësoi financimin e Bashkimit Evropian, shënon 30 vjetorin nga data e nënshkrimit.

Më 7 shkurt të vitit 1992, udhëheqësit evropianë u mblodhën në qytetin Mastriht, të Holandës për të nënshkruar traktatin që krijoi bashkimin politik.

Traktati shënoi transformimin nga një bashkim ekonomik, i quajtur deri atëherë Komuniteti Ekonomik Evropian, drejt një bashkimi politik të emërtuar Bashkimi Evropian, i cili adoptoi një monedhë të përbashkët dhe idenë e një nënshtetësie evropiane.

Me krijimin e Bashkimi Ekonomik dhe Monetar që konsolidoi përdorimin e një monedhe të përbashkët për të gjitha vendet anëtare, me përjashtim të Danimarkës dhe Britanisë, vendet anëtare duhet të përmbushnin kriteret ekonomike për të shkëmbyer monedhat e tyre, lira, franga etj., me monedhën e re Euro.

Rregullat buxhetore të BE-së rezultuan të vështira për t’u ndjekur nga disa vende, në veçanti pas krizës së eurozonës të vitit 2009, që u pasua nga paketa financiare shpëtimi për Greqinë dhe Spanjën.

Traktati u nënshkrua pas muajsh negocimi, për të arritur balancën ndërmjet vendeve që dëshironin një bashkim të plotë dhe atyre që dëshironin një marrëdhënie më të lirshme.

Pasi arriti disa koncensione të rëndësishme, përfshirë të drejtën për të mos marrë pjesë në monedhën e përbashkët, Sekretari i Jashtëm britanik, Douglas Hurd, vendosi firmën në praninë e Presidentit të atëhershëm të Komisionit Evropian, Jacques Delors.

Kur u nënshkrua marrëveshja në vitin 1992, blloku kishte vetëm 12 vende anëtare. Që nga ajo kohë, vendet anëtare të BE-së janë bërë 28, prej të cilave 19 përdorin Euron.

Vitet pas nënshkrimit të marrëveshjes u mbizotëruan nga debate të zgjatura për çështjen se cilat vende duhet të jenë pjesë e saj dhe cilat jo, se si duhej emërtuar monedha e përbashkët, dhe se si duheshin ulur defiçitet për të përmbushur rregullat strikte të anëtarësimit.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore