Lajme

3 të vrarë dhe 2 të plagosur nga të shtënat masive në Universitetin e Virginia-s


Të paktën tre persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat masive në Universitetin e Virginia-s në Charlottesville të dielën mbrëma.

Sipas autoriteteve vendase, një i dyshuar është në arrati.

Presidenti i universitetit, Jim Ryan dhe policia e universitetit e kanë identifikuar të dyshuarin si studentin Christopher Darnell Jones Jr.

Si Ryan ashtu edhe policia kanë konfirmuar se agjencitë e zbatimit të ligjit  po kërkojnë në mënyrë aktive për Jones, i cili është “i armatosur dhe i rrezikshëm”.

Jones ka qenë anëtar i ekipit të futbollit të universitetit në vitin 2018, megjithëse ai kurrë nuk luajti.

Të shtënat u raportuan në kampusin e Universitetit të Virginia-s në zonën e Culbreth Road të dielën rreth orës 22:30. sipas kohës lokale.

Studentja Em Gunter ka treguar se ajo ishte në konviktin e saj duke bërë detyrat e shkollës kur dëgjoi të shtëna armësh.

“U tmerrova”, ka kujtuar ajo.

Pas ngjarjes, presidenti i universitetit anuloi mësimin për të hënën.

“Ky është një mesazh që çdo lider shpreson të mos dërgojë kurrë dhe unë jam i shkatërruar që kjo dhunë ka ndodhur në Universitetin e Virginia-s”, ka thënë Ryan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore