Sport

26 portugezët për EURO 2020


Kur kanë mbetur edhe 21 ditë deri në fillimin e Evropianit të 16-të në histori, gjithçka pak a shumë po merr formë.

Trajnerët një nga një po emërojnë 26 futbollistët të cilët do të udhëtojnë për të përfaqësuar me nderë fanellën e shtetit të tyre.

Në një Evropian që do ofrojë pa dyshim ndeshje të mëdha, fokusi pa dyshim që është më i veçantë në grupin F, ku bëjnë pjesë Portugalia, Franca, Gjermania dhe Hungaria.

Pas gjigantëve të Francës dhe Gjermanisë, 26 lojtarët pjesëmarrës në EURO, i prezanton edhe Portugalia.

Portierë: Lopes, Patricio, Rui Silva.

Mbrojtës: Cancelo, Semeso, Fonte, Pepe, Dias, Mendes, Guerreiro.

Mesfushorë: Danilo, Palhinha, Neves, Fernandes, Moutinho, Sanches, Olivieira, Carvalho.

Sulmues: Goncalves, Andre Silva, Bernardo Silva, Ronaldo, Jota, Guedes, Felix, Rafa Silva.

Portugalia ndeshjen hapëse e zhvillon përballë Hungarisë, më 15 qershor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore