Shqipëria

“26 nëntor, 2 vjet pas tragjedisë së tërmetit, dita e kthimit në shtëpi”


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten e 21 tetorit, gjatë një inspektimi në zonën e Bubqit bëri me dije se data 26 nëntor do të jetë dita e kthimit në shtëpi për të gjitha familjet që kanë humbur shtëpinë në tragjedinë e tërmetit të vitit 2019.

Së bashku me të ishte dhe ministri i Shtetit për Rindërtim, njëkohësisht dhe zëvëndësministri, Arben Ahmetaj.

Ahmetaj bëri me dije se do të zhvillohet një short për të zgjedhur shtëpinë.

“Të gjitha familjet nëpërmjet shortit do të marrin shtëpinë, në bazë të ndarjes 1+1 1+2 1+3”, bijoi Ahmetaj.

Nga ana tjetër afro 200 familje do të kthehen në shtëpi pas dy vitesh. “Nga 178 shtëpi në ndërtim janë mbaruar 77 shtëpi individuale”, ravijëzoi ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë inspektimit në Bubq, 21 tetor 2021
Çfarë ndodhi në Bubq

Fshati Bubq në komunën e Krujës ishte një nga zonat më të goditura pas tërmetit të fuqishëm në Shqipëri më 26 nëntor 2019.

Plani i ri i zhvillimit do ta kthejë zonën në një qendër moderne me një cilësi më të lartë dhe infrastrukturë shumë më të organizuar se ajo para tërmetit shkatërrues.

“Zona në hyrje të fshatit Bubq do të shndërrohet në një zonë urbane me shërbime policore, zyra postare dhe qendër të kujdesit shëndetësor. Ndërsa ndërtesat e tregut dhe të shërbimeve komunitare do të ndërtohen në anën tjetër të fshatit”, deklaronte ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Pamje nga rindërtimi në Bubq.

Me qendrën e re urbane që do të ndërtohet nën programin e rindërtimit, fëmijëve do t’u sigurohet më shumë hapësira rekreative.

Ahmetaj më herët ka informuar se autoritetet e qeverisjes vendore do të përfundojnë vlerësimin përfundimtar dhe listën e përfituesve të DS1 dhe DS4.

“Ne do të ndërtojmë të gjitha shtëpitë dhe punimet e ndërtimit do të fillojnë këtu dhe zonat e tjera të prekura. Por, duhet vetëm pak më shumë durim dhe gjithçka do të jetë ashtu siç kemi premtuar tashmë”, ishte fjala e Ramës gjatë kohës që nisi procesi i rindërtimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore