Sport

22 mijë zemra kuqezi për t’u dhënë krahë 11 luanëve në fushë


Shqipëria do të ballafaqohet me Poloninë në një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e kombëtares.

Ëndrra kuqezi për të shpresuar në një kualifikim historik në Kampionatin Botëror, ka pengesën që quhet Polonia.

Në rast se kuqezinjtë arrijnë ta mposhtin Poloninë në ndeshjen që do të zhvillohet në stadium “Air Albania”, atëherë me shumë mundësi do të siguronin play off-in për një kualifikim në Katar.

Për t’i dhënë përkrahje futbollistëve në fushë, priten të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit rreth 22 mijë tifozë, të cilët do të jenë me plotë emocione gjatë 90-minutëshit drithërues.

Tifozët kuqezi, tashmë kanë filluar të bashkohen nga të gjitha trojet shqiptare, për t’i dhënë përkrahje maksimale futbollistëve në këtë ndeshje.

Pra, “Air Albania” do të jetë një vullkan kuqezi, një ferr për kundërshtarët që do ta kenë më të vështirë fitoren nën presionin e “Tifozëve Kuqezi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore