Shqipëria

15-vjeçari pranon se e goditi me thikë, dëshmojnë të miturit e arrestuar për vrasjen e 18-vjeçarit


Katër të miturit e arrestuar për vrasjen e 18-vjeçarit që akuzohen për vrasje me dashje kryer në bashkëpunim, pritet të dalin nesër për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ata kanë treguar dinamikën e ngjarjes duke deklaruar që janë shkëmbyer në makinë dhe aty janë konfliktuar dhe kanë ndaluar, më pas janë përleshur.

15-vjecari i arrestuar ka pranuar se ai e ka qëlluar më thikë Aurelio Dervishin.

Dy 16-vjetaçët kanë pranuar se kanë dhunuar grupin tjetër, por sipas tyre nuk kanë përdorur thikë.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe 20-vjeçari i arrestuar.

Mësohet se në makinë me viktimën kanë qenë dy djem të tjerë dhe dy vajza të tjera. Janë marrë në pyetje dhe kanë deklaruar se janë ndeshur me automjetin e autorëve pasi po bënin xhiro nëpër lagje për shkak se banesat e tyre nuk janë pranë.

Vajza e mitur 16-vjeçare ka dëshmuar se ishte e lidhur me Frensis Shehun, mikun e autorit të vrasjes.

Ajo ka deklaruar se në makinë me viktimën ishte për shkak të miqësisë që kishin dhe se e kishte në afërsi të lagjes.

Sipas dëshmisë së vajzës, të dy grupet janë shkëmbyer në afërsi të Shkozës.

Në një moment, grupi i katër autorëve kanë parë se në Audin me pesë persona brenda ishte edhe vajza 16-vjeçare që ishte në një lidhje me 20-vjeçarin.

Sipas dëshmisë së dy vajzave, ata janë ndaluar pasi autorët u kanë bërë me shenjë nga xhami dhe më pas ka nisur edhe konflikti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore