Shqipëria

12 gra dhe 4 burra, kjo është qeveria ‘Rama 3’


12 gra dhe 4 burra. Ky do të jetë kabineti i ri qeveritar Rama 3, i shpallur nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

16 ministri do të ndahen në 12 me portofol dhe katër ministri shteti.

Përtej shpërndarjes së madhe me trefishin e grave ministre krahasuar me burrat, ato më kryesoret mbeten në dorën e këtyre të fundit.

Kryeministri konfirmoi se qeveria e re do të ketë sërish katër ministra shteti.

Jashtë kabinetit qeverisës, janë lënë figura kryesore socialiste si Taulant Balla apo Damian Gjiknuri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore