Lajme

107 fëmijë janë vrarë në Ukrainë


Të paktën 107 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 120 janë plagosur, që kur Rusia pushtoi Ukrainën. Këtë ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Shumica e viktimave u raportuan në rajonet e Kievit, Kharkiv-it, Donetsk-ut, Chernihiv-it, Sumy-t, Kherson, Mykolayiv dhe Zhytomyr.

Mbi 410 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet dhe 63 prej tyre janë shkatërruar plotësisht, thuhen në deklaratë.

Ndërsa të paktën 11 spitale janë granatuar sipas deklaratës.

Kujtojmë që kjo është dita e 22-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së, rreth 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 13 mijë.

Ndërsa rreth 2 mijë e 500 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse – mes tyre edhe fëmijë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore