Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka garantuar se hapja e urës mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve nuk e rrezikon vazhdimin e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian të vendosura Kosovës në qershorin e vitit të kaluar.
Sipas tij hapjen e urës së Ibrit më shumë po e kërkojnë qytetarët serb të Veriut sesa shqiptarët në Mitrovicë të Jugut.
“Unë mendoj që ideja e BE-së është krijimi i urave pra është për të ndërtuar ura dhe paqe andaj edhe liria e lëvizjes është një nga shtyllat kryesore të BE-së”, ka thënë ai në një prononcim për media.
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, njoftoi se hapja për qarkullim i urës mbi lumin Ibër, e cila bashkon Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut, do të bëhet gjatë verës, meqë potenciali për trazira është zvogëluar.
Ndonëse Bashkimi Evropian tha se vendimi për hapjen e urës mbi lumin Ibër duhet të merret vetëm pas negociatave në Bruksel, Vokrri ka vlerësuar se kushtet për zbatimin e këtij vendimi tashmë janë krijuar.
“Arsyeja e mos hapjes së urës ka qenë e thjeshtë që të mos ngutemi e të mos dukemi që po tentojmë ta provokojmë situatën, mirëpo me kalimin e kohës potenciali për trazira vërehet qartë se është zvogëluar”, ka thënë ai në një intervistë për Tëvë1.
Më 28 prill të vitit të kaluar Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut mori vendim që të lejojë qarkullimin në urën mbi lumin Ibër. 1 vit më pas zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, paralajmëroi se ky vendim do të zbatohet në praktikë shumë shpejt.
Lidhur me paralajmërimin e hapjes për qarkullim të urës mbi lumin Ibër ka reaguar edhe Bashkimi Evropian. Zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ioanna Lachana, i tha Albanian Post se çdo vendim lidhur me urën mbi lumin Ibër duhet të merret pas negociatave në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku evropian.
Sipas Vokrrit BE-ja dhe organizatat ndërkombëtare duhet të mësohen se menaxhimi i çështjeve komunale i takon institucioneve të Kosovës.
“Opinioni i përgjithshëm është se duhet të mësohet edhe BE-ja edhe instancat tjera ndërkombëtare të pranishme në Kosovës se qytetarët e Kosovës janë të interesuar për bashkëjetesë”.
Skënder Sadiku, zëvendës-kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Verore i kishte thënë Albanian Post se vendimin për hapjen e urës së Ibrit e kanë marrë pas aneksave të qytetarëve të qytetit të Mitrovicës në të dy anët e Ibrit.
“Po kërkojmë ta hapim qytetin, jo vetëm ndonjë pjesë në jug apo në veri. Brenda qytetit ka pasur disa akse ku ka qenë problematik qarkullimi i veturave. Ne kemi kërkuar që në shenjë të normalizimit të lejohet edhe qarkullimi i automjeteve”, kishte thënë Sadiku për AP.
Në lidhje me rihapjen e urës së Ibrit, kishte reaguar edhe misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovës (KFOR), të cilët kishin potencuar se kjo gjë mund të bëhet vetëm përmes dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e BE-së.
Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës – të enjten reagoi pas paralajmërimit të Zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, se shumë shpejt do të hapet ura mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e Jugut me atë Veriut.
Ashtu edhe siç pritej, përmes një komunikate për media, nga partia që dirigjohet totalisht nga Beogradi zyrtar, thanë se një veprim i tillë është i papranueshëm, dhe, sipas tyre, përshkallëzon situatën.
“Njoftimi i regjimit të Albin Kurtit se planifikon të hapë urën kryesore të qytetit në Mitrovicë për qarkullim të automjeteve është një veprim absolutisht i panevojshëm, i papranueshëm dhe përshkallëzues që synon destabilizimin e mëtejshëm të situatës në terren”, kanë propaganduar nga kjo listë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hungaria s’e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, kërkon progres në dialog
-
Britania dërgon 300 trupa për stërvitje të përbashkët me KFOR-in në Kosovë
-
Molliqaj: Nëse pushtetit i del papunësia 4%, 96% të mbetura janë manipulim
-
Papunësia në BE vetëm 6 për qind, në Kosovën e LVV-së 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?