Shqipëria

100 fshatrat turistike që (s’)u bënë


Dy orë larg nga Tirana dhe 22 kilometra nga Elbasani shtrihet një nga fshatrat më të bukur turistikë të Shqipërisë – Gjinari.

Përveç shpatave të kultivuara rrëzë maleve, veçanti e fshatit është potenciali për turizëm dimëror dhe veror. Prandaj Gjinari u bë pjesë e programit 100 Fshatrat.

Nisma qeveritare e para tre vjetëve synonte zhvillimin ekonomik, social dhe ai i kapitalit njerëzor në zonat me veçanti turistike. Të gjitha duhet të arriheshin brenda vitit 2020.

Një vit pas afatit, realiteti flet ndryshe. Në Gjinar ka mbetur akoma shumë për t’u bërë.

Si për ironi, objektiva kryesore e programit 100 Fshatrat – përmirësimi i infrastrukturës publike është larg të qenit e realizuar.

Rruga për në Elbasan, projekt i financuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar ka mbetur në gjysmë.

Kryeadministratori i Gjinarit thotë se i di fajtorët.

Me gjithë vonesat, Toci mbetet shpresë se projekti do të përfundohet. Mirëpo, banorët janë më pesimistë.

Përveç që vështirëson jetën e banorëve, rruga e pakryer e pengon edhe rrugëtimin zhvillimor të bizneseve në Gjinar.

Rrugës së pakryer të Gjinarit udhëtojmë për në fshatin Seferan të Belshit, ku problemi i infrastrukturës është zgjidhur.

Mirëpo, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për atë të ujit të pijshëm. Në Belsh, uji i pijshëm nuk është më problem për banorët. Këtë e konfirmojë edhe në bashki.

Madje, është mënjanuar edhe ndotja nga ujërat e zeza. Megjithëse jo siç parashihej, Seferani është transformuar. Dhe banorët shprehen të kënaqur.

Ndryshe nga Seferani dhe ndryshe nga ç’ishte premtuar e planifikuar, fshati Shëngjergj akoma s’mund ta presë Shëngjergjin pa kutërbimin e ujërave të zeza.

Me gjithë vonesat, shtyrjet e pengesat, Sina pret që infrastruktura në Shëngjergj të bëhet.

Përtej problemeve, 100 Fshatrat do ta rriste agroturizmin dhe turizmin rural.

Ky ishte premtimi i madh. Por, mbështetja e bashkive jo gjithmonë ka qenë e plotë.

Rreth 600 vende të reja pune mendohej se do të krijoheshin nga ky projekt. Punë, të cilën banorët e Gjinarit, nuk e shohin në fshatin e tyre.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në kuadër të Programit 100 Fshatrat, ka ndërmarrë 65 projekte zhvillimore me një vlerë totale investimi prej 250 milionë dollarë.

Mirëpo, nga ato 100 fshatra, vetëm 43 e kanë prekur dhe ndjerë ndryshimin.

Ndërsa, 57 të tjerë – pas tërmetit e pandemisë – ende me shpresë presin Rilindjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore