Lajme

1 Bitcoin, së shpejti 200 mijë dollarë


Kriptomonedhat kanë pasur një muaj veçanërisht të paqëndrueshëm, por një kompani me ndikim të analizës së tregut, parashikon fitime gjigante në muajt e ardhshëm.

FSInsight, në një shënim për investitorët, shkruan se Bitcoin (BTC) mund të arrijë në 200 mijë dollarë në gjysmën e dytë të vitit 2022.

Kjo është një rritje prej 462% nga çmimi i kriptos që nga mëngjesi i së hënës. Ethereum (ETH) është vendosur gjithashtu për fitime potencialisht të mëdha, shkruan FSInsight.

ETH, këtë vit, parashikohet të arrijë majat e 12 mijë dollarëve, një rritje prej 385% nga vlera e deritanishme.

Raporti vuri në dukje se kriptovalutat po lidhen gjithnjë e më shumë me stoqet e teknologjisë.

Vitin e kaluar, industria e kriptove pa sipërmarrës kapitalistë që investuan 30 miliardë dollarë në tokena dhe kompani blockchain.

Korporatat e mëdha gjithashtu rritën ndjeshëm zotërimet e tyre.

Për të përmbushur objektivin prej 200 mijë dollarëve, Bitcoin do të duhet të tërheqë një valë tjetër investitorësh, siç bëri vitin e kaluar – diçka që analistët thonë se shohin një “shans të arsyeshëm” për të ndodhur.

Parashikimet për rritjen e Bitcoin janë bërë më parë, sigurisht, dhe rrallëherë kanë qenë të sakta, por FSInsight thotë se, për sa kohë që qeveria nuk e pengon, rritja do të jetë e paevitueshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore