Shqipëria

Tjetërsuan 7.500m2 tokë, Prokuroria kërkon arrest me burg për ish-kryetarin e Komunës së Bërxullës dhe 3 të tjerë


Prokuroria e Tiranës këtë të hënë të 15 prillit ka kërkuar arrest me burg për ish-kryetarin e Komunës së Bërxullës, Ymer Marku dhe dy ish-zyrtarë të tjerë.

Kjo pasi ata ndihmuan në tjetërsimin e një toke 7 mijë e 500m2.

Prokuroria thotë se toka e llojit “Arrë” e dyshuar e përfituar në mënyrë të paligjshme dhe më pas e shitur shoqërisë “Alko Impex Construsion” shpk në vlerën 10.000.000 lekë të reja.

Nga hetimi rezultoi se plani i rivelimit për pasurinë shkoi në favor të shtetasit K.A. (nënshkruar/firmosur) nga Kryeplaku i Fshatit Bërxullë shtetasi A.L. dhe Kryetari i Komunës Y. M, në një kohë kur tokat në kodër Bërxullë kanë qenë toka të Bashkisë Vorë dhe në vitin 1998 kanë kaluar në administrim të ish-Komunës Bërxull.

Personi nën hetim shtetasi shtetasi Y.M nga viti viti 2004 – Gusht deri në vitin 2015, ka qenë me detyrë Kryetar i Komunës Bërxull, Tiranë.

Me shkresën me nr.1021 prot, dt. 13.07.2005, ai ka dërguar për verifikim në Këshillin e Qarkut Tiranë, dokumentacionin për shtetasit A.A., P.A. dhe Sh.A. Në cilësinë e Kryetarit të Komunës Bërxullë së bashku me kryeplakun e fshatit shtetasin A.L. kanë nënshkruar në plan rilevimin për pasuritë e këtyre shtetasve.

Ndërsa me shkresën me nr.576 Prot, datë 12.05.2015 me lëndë “Dërgim dokumentacioni për regjistrim” është formuluar/konceptuar nga specialisti i Z.M.M.T, shtetasi K. B. dhe konfirmuar (firmosur) nga kryetari i Komunës shtetasi Y.M. për të njëjtën pasuri në emër të shtetasit K.A. (ndryshe nga sa kishte vepruar një vit më parë për të njëjtën pasuri).

Personi nën hetim shtetasi K. B. i cili nga muaji Korrik 2011- Shtator të vitit 2015, ka qenë me detyrë Përgjegjës i Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Komunës Bërxullë, Tiranë ka përpiluar shkresat për dërgimin për regjistrim bashkëlidhur dhe ka dërguar AMTP origjinale pa numër në emër të shtetasit K.A. për pasurinë me nr.1032 z.k.1167 me sipërfaqe 7.500 m2, pa kryer më parë verifikimin në dokumentacionin që disponon zyra e tij.

Ndërkohë që shtetasi K.A., nuk mund të pajisej me AMTP pa numër datë 14.1.1996 (e falsifikuar sipas aktit të ekspertimit) pasi ishte pajisur me AMTP me nr.30 datë 06.01.1996, për pasurinë me nr.133/12, me sipërfaqe 5.100 m2 e llojit arë (sa ka qenë edhe norma për frymë).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore