Lajme

Zyrtari izraelit thotë se qeveria nuk mund të konfirmojë se sulmuesit e Hamasit prenë kokat e foshnjave gjatë sulmit të tyre


Qeveria izraelite nuk e ka konfirmuar pretendimin specifik se sulmuesit e Hamasit prenë kokat e foshnjave gjatë sulmit të tyre shokues të shtunën, tha një zyrtar izraelit, duke kundërshtuar një deklaratë të mëparshme publike nga zyra e Kryeministrit.

Lajmi u bë i ditur nga multimediali amerikan “CNN”, duke cituar bisedën me zyrtarin.

“Ka pasur raste të militantëve të Hamasit që kryejnë prerje koke dhe mizori të tjera të stilit të ISIS-it. Megjithatë, ne nuk mund të konfirmojmë nëse viktimat ishin burra apo gra, ushtarë apo civilë, të rritur apo fëmijë”, tha zyrtari.

Pretendimet shpërthyese se fëmijëve u ishte prerë koka në kibuc të Kfar Aza u shfaqën të martën në mediat izraelite.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit më vonë e përshkruan skenën si një “masakër” në një deklaratë për CNN.

Gratë, fëmijët e vegjël dhe të moshuarit “u therën brutalisht në një mënyrë veprimi të ISIS-it”, tha IDF-ja.

Tal Heinrich, një zëdhënëse e kryeministrit Benjamin Netanyahu, tha të mërkurën se foshnjat dhe fëmijët e vegjël ishin gjetur me “kokat e tyre të prera” në Kfar Aza.

Presidenti amerikan Joe Biden u duk se konfirmoi këtë informacion.

Në një tryezë të rrumbullakët me liderët e komunitetit hebre të mërkurën, ai tha: “Kurrë nuk e kam menduar se do të shihja… kam konfirmuar fotografi të terroristëve që u prenë kokën fëmijëve”.

Një zyrtar i administratës amerikane sqaroi më vonë komentet e Biden-it, duke i thënë CNN se as Biden dhe as ndihmësit e tij nuk kishin parë foto ose kishin marrë raporte të konfirmuara të fëmijëve ose foshnjave që u ishin prerë koka nga Hamasi.

Zyrtari sqaroi se Biden po i referohej komenteve publike nga organet e mediave dhe zyrtarët izraelitë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore