Sport

Zyrtare/ Grezda nënshkruan me klubin turk


Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda, është transferuar te skuadra turke, Manisa Football Club që militon në kategorinë e dytë të futbollit në Turqi.

27-vjeçari kompletoi transferimin e tij gjatë ditës së sotme (e mërkurë) si futbollist i lirë, pasi që nuk vazhdoi kontratën me klubin kroat, Sibenik.

Është vet faqja e klubit turk që ka konfirmuar transferimin e Grezdës me anë të një postimi.

“Klubi ynë i futbollit Manisa ka nënshkruar kontratë 1+1 vjeçare me sulmuesin kosovar Eros Grezda”, thuhet në njoftim e klubit turk.

Derisa me nënshkrimin u shpreh i lumtur edhe vetë Erosi, i cili shpreson që të ngjigjten në Superligën e Turqisë.

“Jam shumë i lumtur që vij në një klub të madh si Manisa Football Club. Jam në një klub të mirë dhe me projekt”, ka thënë Grezda.

“Shpresojmë që së bashku ta çojmë Klubin e Futbollit Manisa në Superligë, vendi që e meriton”, shtoi futbollisti kosovar.

Kujtojmë që Grezda në të kaluarën ka luajtur në disa klube të njohura si: Osijek, Lokomotiva Zagrebit e Rangers, derisa ai numëron edhe 12 paraqitje zyrtare me kombëtaren kuqezi, ku ka shënuar një gol.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore