Euro 2024

Zvicra, çerekfinalistja e parë e Euro 2024


Kombëtarja e Zvicrës ka mundur 2-0 Italinë këtë të shtunë duke u bërë kështu çerekfinalistja e parë e Kampionatit Evropian, Euro 2024.

Një paraqitje e shkëlqyer nga Zvicra i sheh ata të shënojnë fitoren e tyre të parë ndaj Italisë në të gjitha garat që nga maji 1993.

Me Italinë jashtë, kampionët në fuqi tani janë eliminuar në 16-të të fundit në tre Euro-t e fundit.

Zvicra dhe Italia u përballen në Berlin në takimin e parë të raundit të 16-të në Euro 2024. Ekipi fitues tani do të gjejë një mes Anglisë dhe Sllovakisë në çerekfinale.

Zviceranët ishin dominues absolut të ndeshjes. Italianët duheshin shpeshherë të përgjumur.

Italia ka humbur dy ndeshje në një edicion të vetëm të Kampionatit Evropian UEFA për herë të parë në historinë e saj.

“Azurri” nuk ka arritur në çerekfinalen e një Kampionatit Evropian të UEFA-s për herë të parë që nga viti 2004 (e eliminuar në fazën e grupeve në atë rast).

Italia, e cila pësoi një gol në tetë ndeshjet e fundit në Kampionatin Evropian dhe lejoi serinë më të gjatë në historinë e saj, pësoi 2+ gola në një ndeshje për herë të parë që nga finalja e Euro 2012 (0-4 kundër Spanjës).

Zvicra, e cila nuk ka humbur në kohën e rregullt të shtatë ndeshjeve të saj të fundit në Kampionatin Evropian, po përjeton serinë më të gjatë të pamposhtur në historinë e saj.

Momenti i parë i mirë zviceranët ishte për Embolo, por sulmuesi gaboi i vetëm përballë Donnarumma-s.

Megjithatë, atë që nuk bëri Embolo e bëri shoku i tij, Freuler në minutën e 37.

Zvicra bëri 31 pasime të sakta përpara golit të Freuler, duke arritur numrin më të lartë para një goli në një ndeshje të Kampionatit Evropian që nga viti 1980.

Në sekondat e para të pjesës së dytë, Zvicra vijoi me presingun e lartë dhe arriti të realizonte një super gol me Ruben Vargas.

Minutat e mbetura të takimit, panë zviceranët më solid në fushë, teksa kundërshtaret e tyre dukeshin totalisht të përgjumur dhe e merituan eliminimin pas asaj paraqitjeje tepër zhgënyese.

Murat Yakin i Zvicrës e rreshtoi ekipin e tij me një 3-4-3: Sommer; Schar, Akanji, Rodriguez; Rieder, Xhaka, Freuler, Aebischer; Ndoye, Embolo, Vargas.

Gjatë pjesës së dytë në lojë për Zvicrën u përfshinë: Steffen, Duah, Sierro, Zuber dhe Stergiou.

Në krahun tjetër, Luciano Spalletti e filloi ndeshjen me 4-3-3: Donnarumma; Di Lorenzo, Mancini, Bastoni, Darmian; Barella, Fagioli, Cristante; Chiesa, Scamacca, El Shaarawy.

Gjatë pjesës së dytë në lojë për Italinë u përfshinë: Zaccagni, Retegui, Pellegrini, Cambiaso dhe Frattesi.

Notat e lojtarëve

Vargas i Zvicrës është shpallur “Lojtari i Ndeshjes” në fund të takimit.

Granit Xhaka, lider në fushë

Një paraqitje e shkëlqyer nga Granit Xhaka ndaj Italisë. Lojtari i Bayer Leverkusen plotësoi 94 nga 98 pasimet e tij (95.9%), duke përfshirë 36 nga 37 (97.3%) në të tretën e fundit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore