Rajoni

Zv.ministri i Jashtëm grek: çështja e detit nuk cënon të drejtat e Shqipërisë


Zëvëndësministri i Jashtëm i Greqisë, ka deklaruar në një intervistë për mediat greke, se çështja e delimitimit të hapësirës detare nuk cënon aspak të drejtat e Shqipërisë.

“Janë bërë deklarata edhe nga presidenti i vendit, Ilir Meta dhe nga opozita. Ndërsa qeveria e Ramës ka deklaruar hapur se është e drejta e Greqisë, që nuk cënon aspak të drejtat e Shqipërisë dhe nuk është e nevojshme klima e nënshtrimit që duan të ushqejnë zërat kundër”, është shprehur ai.

Ai ka shpjeguar që të dy palët janë në fazën e përpunimit të dosjes me pozicionet përkatëse që do paraqesin në Hagë.

“Nuk kemi çështja pompoze, për deklarata apo foto karakteristika të hapave madhorë në marrëdhëniet tona, por ka shumë detaje teknike, për të thënë se kalojmë në fazën tjetër”, ka deklaruar ai.

Për takimin e Ramës me kryeministrin turk, Rexhep Taip Erdogan, është shprehur se dy kryeministrat janë përqëndruar në çështjet dhe marrëveshjet ekonomike mes dy vendeve që përfaqësojnë.

Sipas tij, “është shmangur çdo deklaratë politike, që mund të karakterizonin dhe një bashkëpunim ushtarak strategjik nën kuadrin e NATO-s”. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore