Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka kërkuar që gjykata t’ia vazhdojë masën e paraburgimit Pjetër Shalës, i cili po akuzohet për krime lufte.
Prokuroria konsideron se vazhdimi i paraburgimit të Shalës mbetet i domosdoshëm dhe proporcional dhe se asnjë fakt apo rrethanë e re nuk ka ndërhyrë që të mund të ndryshojë këtë konstatim.
“Përkundrazi, data e afërt e fillimit të gjykimit dhe rrethanat shtesë, si kërkesa e Prokurorisë për të ndryshuar listën e provave me katër transkripta të intervistave të dëshmitarëve të rinj të ZPS-së, rrisin rrezikun e pengimit dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme nga të akuzuarit”.
“Në përputhje me përcaktimet e trupit gjykues dhe Gjykatës së Apelit, Vazhdimi i paraburgimit të të akuzuarit është i nevojshëm dhe proporcional”, thuhet në kërkesë të prokurorisë.
Tutje nga ky institucion është thënë se vazhdon të ekzistojë dyshimi i bazuar se i akuzuari ka kryer krime brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara (‘DhK’), dhe se mbeten të larta rreziqet që i akuzuari nëse lirohet do të arratiset.
Si dhe do të pengojë procedurat ose do të kryejnë krime të mëtejme, duke përfshirë kundër dëshmitarëve që kanë ofruar prova në ZPS dhe/ose do të paraqiten para DhSK-së.
Më 12 janar, edhe kërkesa që të ketë kufizime dhe monitorim të komunikimeve të Pjetër Shalës, është refuzuar nga trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt-Folgia.
Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletë arrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale hetojnë krimet e supozuara të luftës të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kryeziu ia “ilustron” Stanos “de-përshkallëzimin” në veri: Prandaj, masat duhet të hiqen
-
BE-ja pret nga Serbia të vazhdojë rrugën evropiane, pavarësisht emërimit të Vulinit në pozitë të lartë
-
Turqia ndalon tregtinë me Izraelin
-
Mujanoviç: S’ka asnjë argument logjik, ligjor apo politik për ta mbajtur Kosovën jashtë Këshillit të Evropës
Lajmet kryesore
-
Meta paralajmëron të tjera dosje të nxehta nga SPAK, më të mëdha se “5D” e Bashkisë Tiranë
-
Finalja e Superiores do të arbitrohet nga Anthony Taylor
-
Opozita sllovake shpreson se votimi evropian do ta frenojë kryeministrin populist
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë