Shqipëria

Zjarri në aeroportin e Catania-s: Shtyhet rihapja e terminalit, fluturimet nga Tirana zhvendosen drejt Comiso-s


Rihapja e aeroportit të Catania-s u shty zyrtarisht për në orën 14:00 të së enjtes së 20 korrikut.

Vendimi vjen katër ditë pas zjarrit që shpërtheu në zonën e “Mbërritjeve” mbrëmjen e vonë të së dielës.

Lajmi u bë i ditur nga botimi italian “Corriere della Sera”.

Linjat ajrore po përgatiten të operojnë në një situatë emergjente për të tjera ditë që kur terminali mund të jetë plotësisht funksional midis fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit.

Kjo, duke zgjatur shqetësimin për udhëtarët që po fluturojnë drejt aeroporteve të tjera në Siçili (Comiso, Palermo, Trapani) dhe Calabria (Lamezia Terme, Reggio Calabria) këto ditë.

“Ju informojmë se Aeroporti Ndërkombëtar i Catania-s do të mbyllet përkohësisht. Për t’u siguruar që fluturimi juaj të vazhdojë siç ishte planifikuar, ne e kemi riplanifikuar fluturimin tuaj të Wizz Air që të funksionojë nga aeroporti Comiso”, shkruan transportuesi hungarez në një përgjigje.

Aeroporti i Catania-s përfshihet nga flakët, pezullohen fluturimet deri më 19 korrik

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore