Lajme

“Zhvatës”, PSD në aksion për taksën “5 euro”


Çdo qytetarë i Kosovë i cili do të regjistroj veturën, nga një shtatori e tutje, do të paguaj një kosto shtesë financiare prej pesë eurosh.

Kjo si rezultat o një vendimi të cilin e ka ndërmarrë Ministria e Infrastrukturës.

Kjo ministri ka bërë marrëveshje me kompaninë “Auto Control Kosova”, si të vetmen kompani, së cilës do ti bëhet kjo pagesë.

Për këtë përfaqësues të Partisë Social Demokrate, të premten zhvilluan një aksion në oborrin e Ministrisë së Drejtësisë.

Ata kanë ngjitur në veturat zyrtare tiketa me mbishkrimin ‘zhvatës’ dhe të njejtën fjalë e kanë shkruar veturat zyrtare të kësaj ministrie.

Më pas kanë dalë personeli i MD-së dhe kanë tentuar t’ua marrin pajisjet, aktivistëve, me të cilat po i bënin këto shkrim.

Ndihmë, personelit të ministrisë i doli Policia e Kosovës, të cilët arrestuan Dardan Molliqajn, kryetar të PSD-së, si dhe anëtarët , Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi dhe Nol Nushi.

Reagimi i tyre vjen për arsyen se mbi 2 milionë euro, në vit do t’iu jepen një kompanie private. Sipas tyre çmimi është 5 fish më i shtrenjtë, dhe 90 përqind e tij është fitim për kompaninë, e cila ka gjithsej 3 punëtorë.

Qeveria e Kosovës potencoi se ky ligj është nisur nga qeveria e kaluar, e ky arsyetim sipas PSD-së është skandaloz.

“Pra këta qenkan vetëm vazhdimësi, jo ndryshim” shkruan Partia Social Demokrate në llogarinë e tyre në Facebook.

“Një qeveri projekti ekonomik e politik i të cilës është thjeshtë formalizimi i ekonomisë dhe sundimi i ligjit, vjelja e taksave dhe vendosja e rendit, është qeveri që i merr shumicës (së varfër) për t’i dhënë pakicës (së pasur)”.

“Sepse ligji është bërë për të pasurit. Sepse atyre u intereson që pabarazia të jetë sa më e formalizuar. Jo rastësisht edhe homologimi po u hiqet vetëm të pasurve. Atyre që blejnë makina të reja. Jo edhe atyre që kanë më pak, e që përgjithësisht blejnë makina të përdorura”, thuhet në reagimin e PSD-së.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore