Lajme

Zhduket aeroplani me 28 pasagjerë në bord


Një aeroplan me 28 pasagjerë në bord është zhdukur në Lindjen e Largët të Rusisë.

Njoftimi ka ardhur nga zyrtarët lokalë, të cilët deklaruan se të martën e 6 korrikut aeroplani është zhdukur në rajonin e Kamchatka-s.

Modeli i avionit AN-26

Një aeroplan An-26 me 22 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, po bënin itinerarin nga qyteti Petropavlovsk-Kamchatsky për në fshatin Palana.

Avioni humbi pas një komunikimi të planifikuar, thanë zyrtarët lokalë të urgjencës.

Sipas ministrisë lokale të transportit, ai gjithashtu u zhduk nga radarët.

Një hetim ka filluar dhe po zhvillohet ndërkaq një mision kërkimi.

Incidenti i vitit 2012

Në shtator të vitit 2012 aeroplani Antonov AN-28 i linjës Petropavlovsk-Kamchatsky Air u ngrit nga Petropavlovsk-Kamchatsky, Rusi, për një fluturim të brendshëm në Palana, Rusi.

12 pasagjerë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit ishin në bord. Aeroplani u rrëzua pak para se të ulej në Palana. 10 banorë u zhdukën, 4 mbijetuan me lëndime të rënda.

Aeroplani Antonov AN-28 i linjës Petropavlovsk-Kamchatsky Air

Avioni rus me distancë të shkurtër po afrohej në aeroportin e Palana-s kur u zhduk nga ekranet e radarëve. Mbetjet u gjetën më vonë në shpatin e pyllëzuar të malit Pyatibratka, në gëmushat e pishave malore, 10 kilometra nga aeroporti, në një lartësi prej 900 metrash.

Kushtet e këqija të motit mbizotëronin gjatë kohës që ndodhi aksidenti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore