Sport

Zhang pranon krizën ekonomike te Inter-i


Në një intervistë për “La Gazetta dello Sport”, presidenti i Inter-it, Steven Zhang-u, nuk i fshehu problemet ekonomike që ka klubi zikaltër, aq sa pranoi edhe se duhet të shisnin një lojtar me peshë, për të siguruar të ardhura të kënaqshme.

Drejtuesi kryesor i klubit të Inter-it foli edhe për largimin e teknikut, Antonio Conte, para pak kohësh.

“Verën e kaluar pandemia kishte ndikuar ndjeshëm te të ardhurat tona, por ne vazhduam duke u përqëndruar te sezoni, me bindjen se mund të fitonim”, tha Zhang-u për “La Gazetta dello Sport”.

“Por, tani fatura e sjellë nga pandemia është e tillë që nuk mund të mos rishikojmë situatën duke kërkuar kursime që çojnë në një bilancë të ardhshëm të buxhetit”.

“Kjo payshim që ndikon edhe në strategjinë e tregut të transferimeve. Pikëpamjet tona të ndryshme mbi situatën çuan në ndarje (me Conte-n)”.

“Conte është një trajner i madh, por si president duhet të mendoj për qëndrueshmërinë e klubit”, shtoi Zhang-u.

Gjithashtu, presidenti i Inter-it foli edhe për teknikun e ri, Simone Inzaghi-n, duke thënë se “ka cilësitë për ta mbajtur klubin tonë konkurues, por duke bashkëpunuar me ne për të siguruar që Inter-i të mbetet një klub solid dhe pa rreziqe”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore