Jetesë & Stil

Zgjoheni me alarm, ja çfarë duhet të dini


Zgjimi herët në mëngjes duket diçka shumë e vështirë, sidomos në rastet kur rehatia që të ofron krevati dhe jastëku nuk kanë të krahasuar me botën përjashtë.

Por zilja e alarmit nuk harron të na e kujtojë se na presin punë pas derës së shtëpisë. Besoj të gjithë e kemi fikur disa herë alarmin me pretekstin të fle dhe 5 minuta.

Por çfarë thonë ekspertët për këtë?

Ata shpjegojnë se janë disa arsye pse zgjimi jonë në mëngjes behët kaq i vështire.

Temperatura e trupit dhe energjia e mëngjesit

Gjatë gjumit, temperatura e trupit bie me disa gradë. Në mëngjes, disa orë pas gjumit, ajo fillon të ngrihet dalëngadalë për të kapur vlerat optimale. Vallë sot nuk është rregulluar temperatura e trupit që mezi i hapem sytë?!

Zgjimi pas një zileje të dytë është më keq se zilja e parë

Besoj se kjo është një skemë e njohur për të gjithë apo jo? Më shpresën se dhe disa minuta do të na bëjnë efekt e fikim alarmin disa herë. Por ekspertet thonë se kjo është një lëvizje e gabuar. Sipas tyre ne duhet të zgjohemi direkt pas ziles së parë. Kjo sepse alarmi i ardhshëm të zgjon ndërsa trupi po fillon një cikël të ri, që në të vërtetë është koha më e keqe për t’u zgjuar.

Për ta shkruar e dimë që është e thjeshtë, por me pak sakrificë të gjithë mund t’ia dalim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore