Sport

Ylli i Chelsea-t pritet të transferohet në Liverpool


Chelsea bëri shumë transferime në këto dy afatet kalimtare të fundit. Por, për të pasur hapësirë prurjet e reja, duhen edhe largimet.

Andaj, thuhet se mesfushori i bluve të Londrës, Mason Mount, pritet të largohet nga ta në këtë sezon, por jo nga Premier Leauge.

Siç raporton “Sky Sports” Mount pritet të transferohet te skuadra e Liverpool-it në verën e ardhshme.

Mount e ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin e tij, e cila i skadon në verën e vitit 2024.

Drejtuesit e Chelsea-t thuhet se kërkojnë rreth 50 milionë euro për transferimin e Mount, por duke pasur parasysh mos-dëshirën e lojtarit për të rinovuar, atëherë ata mund ta lejojnë të largohet edhe për ndonjë shifër më të ulët.

Në anën tjetër, trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp, e pëlqen shumë lojtarin dhe thuhet se i ka urdhëruar drejtuesit që të vihen në drejtim të tij.

24-vjeçari ishte pjesë e skuadrave të reja të Chelsea-t, derisa ekipit të parë iu bashkua në vitin 2019.

Këtë sezon Mount ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në të gjitha garat për ekipin nga Londra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore