Shqipëria

Xhaçka: Kosto e izolimit të Ballkanit Perëndimor, më e lartë sesa kosto e integrimit


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në një deklaratë të përbashkët për mediat me përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka bërë me dije se Gjermania është një nga mbështetëset më të vendosura të integrimit të Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Evropian.

“Emërimi i një të dërguari të posaçëm është sinjal vëmendjeje dhe përkushtimi ndaj rajonit. Lidhur me krizën e Ukrainës, Evropa duhet medoemos të investojë strategjikisht në rajonin tonë”.

Sipas saj, kosto e izolimit të Ballkanit Perëndimor është më e lartë sesa kosto e integrimit.

“Sot rajonit i nevojiten veprime konkrete nga ana e BE-së. Është koha për të vepruar, të caktohet data për Konferencën e parë Ndërqeveritare”.

Xhaçka kërkoi të artikulohet një vizion i qartë dhe i prekshëm integrimi për çdo vend të rajonit.

“Potenciali për konflikt në rajonin tonë është më i larti në 20 vitet e fundit. Nevojitet një perspektivë e qartë për Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën. Shqipëria do të vazhdojë të jetë një faktor stabiliteti në rajon. Kërcënimet ndaj shteteve që kanë vendosur sanksione, kanë rritur rrezikun e destabilizimit të disa shteteve të rajonit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore