Lajme

WSJ: SHBA po shqyrton dërgimin e një furnizim të ri me armë për Izraelin


Administrata Biden po shqyrton një furnizim të ri me armë në vlerë mbi një miliard për Izraelin.

Kjo është raportuar – duke cituar burime amerikane – nga “Wall Street Journal”, e cituar nga “Haaretz”.

Furnizimi, i cili do të përfshinte municion për tanke, mortaja dhe automjete ushtarake, do t’i shtohej atij që po shqyrtohet tashmë nga Kongresi dhe, sipas WSJ, do të ishte ndër më të mëdhenjtë e bërë për Izraelin që nga fillimi i konfliktit nga Hamasi tetorin e kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore