Sport

West Ham e gatshme të paguajë 40 milionë euro për sulmuesin e Villarreal-it


West Ham United është duke kërkuar përforcime në këtë afat kalimtar veror, derisa së fundmi janë afër transferimit të sulmuesit holandez.

Bëhet fjalë për sulmuesin e West Ham United, Arnaut Danjuma, i cili në sezonin e kaluar shkëlqeu me Villarreal-in.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle, “Marca”, West Ham-i është pajtuar të paguajë klauzolën e lirimit të 25-vjeçarit në vlerë prej 40 milionë euro.

Po ashtu, edhe Danjuma thuhet se ka rënë dakord me kushtet personale te skuadra londineze dhe është pajtuar që të transferohet në këtë verë.

Ai pati paraqitje shumë të mira në sezonin e kaluar, sidomos në Ligën e Kampionëve, ku Villarreal-i befasoi të gjithë duke eliminuar Bayern Munich-un dhe Juventus-in.

Ai kontribuoi me gjashtë gola dhe një asistim në 11 ndeshje në Champions në sezonin e kaluar, ndërsa në La Liga shënoi 10 gola dhe dhuroi tre asistime brenda 23 paraqitjeve.

Kujtojmë që Villarreal-i e transferoi atë në verën e vitit të kaluar nga skuadra e Bournemouth për shumën e 23.5 milionë eurove.

Danjuma gjithashtu numëron edhe gjashtë paraqitje zyrtare me kombëtaren holandeze, ku ka shënuar dy gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore