Lajme

Vuçiç takon Zelenskyy-n: E falënderova për respektimin e integritetit territorial të Serbisë


Aleksander Vucic dhe Volodymyr Zelenskyy

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është takuar këtë të mërkure me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, të cilin, siç thotë kreu serb, e ka falënderuar “për respektimin e integritetit territorial të Serbisë”.

Ky takim i Vuçiç-it dhe Zelenskyy-t është zhvilluar në Tiranë, në margjinat e samitit “Ukrainë-Evropa Juglindore”, derisa lajmin për takimin e ka bërë të ditur kreu serb përmes një postimi në Facebook.

Serbia, së bashku me Bosnje e Hercegovinën – për shkak të Republikës Srpska, e cila përdorë veton në presidencën trepalëshe (boshnjake, serbe dhe kroate) – është ndër vendet e pakta në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, pas agresionit të saj në Ukrainë.

“Përsërita qëndrimin parimor të Serbisë për respektimin e normave të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së, si dhe për rëndësinë kyçe të diplomacisë në zgjidhjen e të gjitha konflikteve, sepse këtë na mëson historia e vështirë e Serbisë, e cila ka vuajtur me shekuj”, pretendoi Vuçiç.

Kosova, që nga fillimi i agresionit rus, ka qenë në përkrahje të fuqishme për Ukrainën, madje edhe ka strehuar disa gazetarë ukrainas, mirëpo përkundër kësaj, ky vend ende refuzon që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Nga ana tjetër, presidenti serb, në këtë takim, tha ta ketë “falënderuar” homologun ukrainas “për respektimin e integritetit territorial të Serbisë dhe temë e bisedës ishte rruga evropiane e dy vendeve tona”.

Zbardhen 12 pikat e dakordësuara në Samitin e Ukrainës – Ballkani njëzëri kundër agresionit rus

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore