Shqipëria

Vrasja tek “5 Maji”/Prokuroria ngre akuzën e vrasjes me dashje


Prokuroria e Tiranёs ka kёrkuar masёn “arrest me burg” pёr M.D. autorin e vrasjes sё Mehmet Qemes, si dhe masёn “arrest shtёpie” pёr katёr personat e tjerё tё akuzuar pёr moskallёzim krimi.

Pёr dy shtetasit, E.M. dhe M.H., u kёrkua “detyrim paraqitje”. Kjo pas dijenisё sё tyre pёr ngjarjen.

Pёr autorin, M.D. ёshtё ngritur akuza e “vrasjes me dashje”. Ky i fundit ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht dhe nuk e dinte se arma ishte e mbushur.

Si ndodhi ngjarja

M.D. kishte nxjerrё pistoletёn dhe po luante kur qёlloi pёr vdekje mikun e tij tё ngushtё, Mehmet Qema.

I dyshuari u vetёdorёzua nё polici, duke deklaruar se nuk e dinte qё arma ishte e mbushur.

Më vonë u vetëdorëzuan edhe F.M., E.P., B.A., B.H., dhe Xh.K., miq të përbashkët të viktimës dhe autorit.

Ata po hetohen për akuzat e moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Sipas hetimeve, ata kanë prishur vendin e ngjarjes dhe fshehën pistoletën.

Të arrestuarit po hetohen edhe në lidhje me një pajisje që u sekuestrua në një ambjent pranë vendit të ngjarjes, me të cilën dyshohet se prodhoheshin monedha bitcoin

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore