Kosova

Vrasja në Klinë, Policia kërkon ndihmë për zbulimin e vendndodhjes së të dyshuarit


Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të zbuluar vendndodhjen e të dyshuarit për vrasjen e një personi këtë të hënë në Klinë.

I dyshuari sipas organeve të rendit është Tush Frroku, i cili është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe nën kërcënim të armës ka grabitur me pas një veturë duke u larguar në drejtim të fshatit Gurrakoc.

“Njёsitet relevante janё vёnё nё ndjekje tё pësonit tё dyshuar dhe me tё arritur nё fshatin Kosh-Istog, ёshtё gjetur vetura e braktisur ndёrsa personi i dyshuar ёshtё ende nё kёrkim policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”.

Albanian Post ka publikuar pamjet kur i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes me armë në dorë.

Ndërsa me vendim tё prokurorit tё shtetit trupi i pajetё i viktimёs dёrgohet ne institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinё pёr obduksion.

Vetëm brenda dy dite kjo është viktima e dytë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Më 5 gusht, pas përplasjeve fizike dhe të shtënave me armë zjarri një person është vrarë dhe 17 të tjerë janë lënduar në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.

Ndërsa njëri nga të dyshuarit për përfshirje në incident mësohet të jetë i kërkuar edhe nga FBI-ja.

I njohur me pseudonimin “Duka”, Dukagjin Nikollaj kërkohet edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh.

Publikohen pamjet kur i dyshuari për vrasjen në Klinë largohet me armë në dorë nga vendi i ngjarjes

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore