Shqipëria

Vrasja e Taulant Gjikajt/Vetëdorëzohet në polici i dyshuari i tretë


Ёshtё vetёdorёzuar nё polici shtetasi S. G., 36 vjeç, i cili dyshohet si njё nga autorёt e vrasjes, sё Taulant Gjikajt, tё vrarё nё 3 mars tё kёtij viti, nё Vlorё.

Nё ngjarjen e ndodhur nё lagjen “Bashkimi”, 31 vjeçari Gjikaj u vra me njё breshёri kallashnikovi, nga njё person me njё makinё me xhama tё zinj.

Policia arriti tё arrestonte një nga autorët e dyshuar H.J., i cili ndodhej brenda automjetit tё pёrdorur nё krim.

Brenda tij u gjet dhe arma e tipit kallashnikov e pёrdorur nё krim.

Policia e Vlorёs arriti tё identifikojё dhe bashkëpunëtorët e tjerё, E.H. dhe S.G., qё u vetëdorëzua sot në polici.

Policia nuk ka saktësuar ende se kush ka qëlluar në drejtim të Gjikajt.

Viktima njihej si person me precedent tё mёparshёm penal pёr “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe flitej se ka mbajtur mё herёt dy mbiemra.

Policia po vijon akoma hetimet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore