Shqipëria

Vrasja e policit Xhulio Prela, Prokuroria kërkon 20 vite burg për Redion Hysën


Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 20 vite burg për Redion Hysën, i akuzuar për vrasjen e policit Xhulio Prela.

26-vjeçari u vra pas një debati të çastit për dritat e gjata të makinës.

Krimi i rëndë ndodhi në të gdhirë të 5 dhjetorit, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush, teksa 26-vjeçari u gjet i vrarë me një plumb në gjoks në makinën e tij tip “Volksëagen”.

Më 18 janar në banesën e Hysës u gjetën armë në një depozitë uji.

Arma tip kallashnikov u përdor nga kushërinjtë Hysa për të qëlluar drejt kamerave të sigurisë të një karburanti që kishin filmuar vrasjen e efektivit, ndërsa arma tjetër tip pistoletë TT pas ekspertizës balistike u provua që ishte arma me të cilën i mori jetën efektivit të FNSH.

Që prej dhjetorit të vitit 2020 vijojnë të jenë në burg Redion Hysa dhe Sokol Hysa, kushërinj të cilët qëlluan kamerat e sigurisë të një objekti.

Ndërkohë, Nikoll Sherniku u lirua pak kohë më parë për mungesë provash ndërsa vijon të jetë në kërkim autori i dyshuar si Brilant Martinaj.

Nikoll Sherniku u la në arrest shtëpie nga Gjykata e Lezhës së bashku me Sokol Hysën ndërsa Redion Hysa vijon të jetë në burg.

Vrasja e efektivit Xhulio Prela, zbulohet arma e krimit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore