Shqipëria

Vrasja e Briken Sanajt, arrestohet në Gjermani Vladimir Kola


Policia ka bërë me dije se si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, në Gjermani u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Vladimir Kola.

Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

Kjo pasi ai u dënua nga Gjykata e Tiranës në vitin 2022 me masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

41-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasjen e Briken Sanajt, më 3 tetor 2022 në Kodrën e Diellit në Tiranë.

Kola dyshohet si autor i vrasjes dhe dyshohet se ka vepruar i vetëm në ekzekutim, ndërsa për krijimin e kushteve është ndihmuar nga dy shtetas të tjerë kosovarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore