Lajme

Von der Leyen: Serbia duhet të vendosë në anën e kujt do të jetë


Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

Serbia duhet të vendosë në anën e kujt dëshiron të jetë, ka deklaruar Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ne e duam Serbinë me ne, por për këtë na duhen prova të qarta se vendi ndan vlerat tona, si sundimi i ligjit dhe demokracia, dhe se refuzon pushtimin rus”, tha Von der Layen në një intervistë për të përditshmen austriake Wiener Zeitung dhe Kleine Zeitung.

Ajo nënvizoi se angazhimi në politikën e jashtme të kandidatëve është shumë i rëndësishëm.

“Sigurisht, presim që të gjithë të tërheqin të njëjtën anë të litarit”, nënvizoi Leyen.

E pyetur se sa është i lidhur Ballkani Perëndimor me statusin e Ukrainës dhe çfarë mund t’u ofrohet atyre vendeve, ajo theksoi se pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në rrugën evropiane larg Ukrainës.

“Shpresoj se do të gjejmë një zgjidhje, se më në fund do të jemi në gjendje të përmbushim premtimin tonë dhe të fillojmë negociatat e anëtarësimit”.

“Bosjne dhe Hercegovina, për shembull, mund të hyjë menjëherë në negociatat e pranimit kur të përmbushë 14 pikat kryesore. Ka pasur shumë përparim dhe kjo duhet pranuar”, ka shtuar ajo.

I pyetur se sa larg është BE nga paketa e shtatë e sanksioneve kundër Rusisë,

Von der Layen foli edhe për pakon e shtatë të sanksioneve që BE do të ndërmarrë kudnër Rusisë duke theksuar Bashkimi Evropian ishte jashtëzakonisht i bashkuar dhe i suksesshëm rreth gjashtë paketave të para, të cilat i kushtuan shumë Rusisë.

“Për shembull, sektori financiar. Banka qendrore e Rusisë duhet të paguajë shtrenjtë për të ruajtur stabilitetin e rublës. Në ekonomi, ne kemi mësuar shumë në kontrollin e eksporteve. Pjesët e munguara po bëhen problem në të gjitha fushat, aeroplanët rusë nuk mund të ulen pothuajse kudo jashtë vendit, sepse mungojnë certifikatat, pjesët mungojnë edhe në trafikun hekurudhor, komponentët mungojnë në industrinë e automobilave. Tani duhet të shohim që nuk ka vrima,” shpjegoi ajo.

Sa i përket energjisë, ajo tha se BE-ja ka plane për situata emergjente për dimër, për të cilat ka punuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

“Aktualisht rezervat tona të gazit janë mbushur në 43 për qind dhe duam që deri në dimër të jetë 80 për qind”, shpjegoi ajo.

Ajo theksoi se qëllimi është t’i jepet fund varësisë nga gazi rus, e cila është pjesë e marrëveshjes me presidentin amerikan Joe Biden, por edhe marrëveshjes me Izraelin, Egjiptin, Norvegjinë dhe Azerbajxhanin.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore