Sport

Vlahovic në radarin e Newcastle


Newcastle United është në gatishmëri për t’i dërguar ofertë sulmuesit të Fiorentinës, Dusan Vlahociv në merkaton e janarit.

Shumë nga klubet më të mëdha të Evropës janë lidhur me Vlahovic, duke përfshirë Juventus dhe Manchester City-n.

Megjithatë, me pronarët e tyre të rinj të mbështetur nga Arabia Saudite, Newcastle shpresojnë të sjellin sulmuesin, i cili ndihmoi vendin e tij të kualifikohet në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Newcastle e ka monitoruar nga afër sulmuesin e Fiorentinës, dhe këta të fundit janë të gatshëm ta lënë Vlahovic të largohet nëse Newcastle i jep një ofertë të arsyeshme.

Kontrata e sulmuesit skadon në verën e vitit 2023, dhe ai nuk ka pranuar të nënshkruaj kontratë të re me Fiorentinën, që e shtyn klubin të pranojë një ofertë në merkaton e janarit.

Megjithatë, klubi anglez do të duhet të shpenzojnë shumë për të nënshkruar me 21-vjeçarin, por 70 milionë funte të dëshiruara të Fiorentinës mund të reduktohen në negociata.

Gjatë merkatos së janarit, Newcastle shpreson të sjellë dy mbrojtës të krahut, një qendërmbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues, por janë të vetëdijshëm se do të duhen të shpenzojnë shumë për këta lojtarë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore