Sport

Vlahoviç dhe interesat ekonomikë që çojnë te Vuçiç


Një hetim i emisionit “Ethet në të 90-tën” i kanalit italian RaiTre, ka nxjerrë në pah përfshirjen e autoriteteve serbe në prapavijën ekonomike të sulmuesit të Fiorentinës, Dusan Vlahoviç.

Ishte presidenti i “vjollcëve”, Rocco Comisso, që do të deklaronte dy ditë më parë se nuk do lejonte asnjë shantazh prej agjentëve.

Për mediat italiane, kompromentimi i negociatave për rinovimin e kontratës të Vlahoviç-it, ka të bëjë indirekt me Agjencinë Ndërkombëtare të Sporteve me seli në Beograd.

Agjencia, e krijuar në vitin 2015 e regjistroi Vlahoviç-in vetëm dy javë pas hapjes së saj.

Presidenti i klubit të futbollit “Fiorentina”, manjati amerikano-italian, Rocco Comisso

Fuqia e saj në botën e futbollit është rritur. Kjo, falë lidhjeve të thella me Partizan-in e Beogradit, një nga dy skuadrat e qytetit të kontrolluara nga shteti.

Por, zërat flasin edhe për disa anëtarë të qeverisë serbe.

Interesat ekonomike dhe lidhjet me politikën çojnë te Novac Nediç.

Novac Nediç

Ky i fundit është sekretar i përgjithshëm i qeverisë Vuçiç.

Dokumentet e kompanisë zbulojnë një marrëdhënie midis Dejan Gërgiç, një nga partnerët e Zyrës Ndërkombëtare të Sporteve dhe Branislava Nediç.

Akti daton në prill të vitit 2007, kur Gërgiç mori përsipër drejtimin e Dominus LLC, një degë serbe e një kompanie me bazë në Delaware.

“Kantera” e agjencisë dhe e njerëzve që e ngritën, megjithatë mbetet klubi i futbollit “Partizani”.

Babai i Nediç, një avokat i njohur nga Beogradi, shërbeu si nënkryetar i klubit deri në vitin 2016.

Danilo Vuçiç, djali i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç

Partizani mbetet në qendër të dinamikës sportive jo vetëm brenda kufijve serbë.

Shkëlqimi i agjencisë tërhoqi dhe interesin e Danilo Vuçiç, djalit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Burime të kualifikuara pranë lojtarit dhe Fiorentinës konfirmojnë se djali i presidentit është paraqitur si një nga agjentët e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore