Shqipëria

Vidhnin banesat në Sarandë dhe Ksamil, tre të arrestuar


Mëngjesin e 9 shtatorit janë zbardhur 14 vjedhjet që ndodhën në qytetin e Sarandës dhe Ksamilit, duke bërë të mundur arrestimin e tre njerëzve.

Përkatësisht të arrestuar janë shtetasit -Nazmi Liçi, 25 vjeç, Erion Bylykbashi, 30 vjeç dhe Ani Lici, 22 vjeç – të tre banues në Elbasan.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në 13 raste shuma parash dhe sende personale të pushuesve vendas e të huaj duke u marrë portofolat në banesat që kishin marrë me qira apo në dhomat e hoteleve ku ata pushonin.

Po ashtu dhe në një rast kanë vjedhur një shumë parash në një subjekt.

Në cilësinë e provës materiale polica ka sekuestruar automjetin e përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjeve. Konkretisht automjeti tip “BMË” në posedim të shtetasit Ani Lici.

Liçi dhe Bylykbashi, të dy këta shtetas, sipas njoftimit të policisë, ishin persona me precedent të mëparshëm penal.

Nazmi Liçi, i dënuar më parë për veprat penale të “Plagosjes” dhe “Vjedhjes”. Ndërsa Erion Bylykbashi, për veprën penale të “Vjedhjes”.

Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore