Kosova

“Vetëm kosa të vjen hak”, aktakuzë ndaj një personi që kanosi ish-kryeministrin Hoti


Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit R.S., për shkak se përmes Facebook-ut ka kanosur ish-kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti vitin e kaluar.

Sipas aktakuzës, pasi i dëmtuari Hoti, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kishte postuar në profilin e tij në Facebook mendimin e tij për zhvillimet politike në vend, i pandehuri me qëllim të frikësimit, e përmes llogarisë së tij personale në rrjetin social i shkruan koment që lidhet me punën apo me pozitën e të dëmtuarit dhe e kanosë seriozisht.

“Ty more bugar vetëm kosa të vjen hak”, ishte kërcënuar Hoti.

Sipas aktakuzës, i pandehuri ka kryer veprën penale të kanosjes.

Ndërsa Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore