Shqipëria

Veliaj: Heqje licence për kompaninë e linjës së Unazës


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim me administratorët e shkollave, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e vitit të ri arsimor parauniversitar në kryeqytet.

Nga aty Veliaj, ka bërë me dije lajmin për heqjen e licencës kompanisë që menaxhonte linjën e Unazës.

Sipas kryetarit të Bashkisë, kjo kompani ka abuzuar dhe drejt saj ka pasur shumë denoncime.

Nga ky shkak, Veliaj bëri thirrje edhe për linjat e tjera, duke i paralajmëruar ato publikisht.

“Kam vendosur që këtë javë t’i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës për një sjellje absolutisht të papërgjegjshme, për abuzim gjatë gjithë kohës së COVID-19, me justifikimet për të kryer shërbimin”, deklaroi ai.

Autobusi i linjës së Unazës

Kreu i Bashkisë tha se linja do të rivihet menjëherë në dispozicion të qytetarëve, por tashmë me një operator tjetër.

“Për të qetësuar të gjithë qytetarët që përdorin atë linjë, tranzicionin për t’u kthyer në normalitet do të ndodhë përpara vitit shkollor”, tha Veliaj.

Një masë tjetër e njoftuar nga ai, ishte rritja e sigurisë në shkolla, në lidhje me transportin.

Ai bëri me dije se do të ndalohet  qarkullimi i  makinave në disa prej rrugicave pranë shkollave gjatë orarit mësimor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore