Sport

Vdekja e Mbretëreshës, shtyhet edhe një lojë në Ligën e Kampionëve


Vdekja e Mbretëreshës , Elizabeth II, ka bërë që ndeshjet në Britaninë e Madhe mos të zhvillohen në këtë fundjavë.

Shkaku i vdekjes tragjike të Mbretëreshës, tani është marrë vendim që të shtyhet edhe një ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Bëhet fjalë për ndeshjen Rangers – Napoli, i cila ishte planifikuar që të zhvillohej më 13 shtator, por është marrë vendim që të luhet 24 orë më vonë, pra me 14 shtator.

Vendimi për orarin e ri të ndeshjes Rangers-Napoli është zyrtarizuar nga UEFA përmes një postimi në faqen zyrtare.

“UEFA njoftoi sot se ndeshja e UEFA Champions League mes Rangers FC dhe SSC Napoli, e planifikuar fillimisht për të martën më 13 shtator, është ri-planifikuar për të mërkurën më 14 shtator në orën 21:00”, shkruan UEFA.

“Kjo është për shkak të kufizimeve në burimet e policisë dhe çështjet organizative në lidhje me ngjarjet e vazhdueshme rreth zisë kombëtare për Madhërinë e Saj Mbretëresha Elizabeth II”, bën me dije UEFA.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore