Lajme

Vdekja e fotografit të “Reuters”, akuzohen talebanët për vrasje të qëllimshme


Homazhet për Danish Siddiqui

Zyrtarët indianë deklaruan se trupi i Danish Siddiqui, një fotoreporter njëkohësisht dhe fitues i Çmimit Pulitzer, i cili u vra në Afganistan, ishte gjymtuar keq pas dërgimit në spital.

Autoritetet thanë se trupi i tij, nuk mund të identifikohej dot, ndërsa akuzojnë talebanët, për këtë gjest të shëmtuar.

Talebanët i kanë mohuar këto akuza, duke thënë se ishin të urdhëruar t’i trajtonin trupat me respekt dhe t’ua dorëzonin Kryqit të Kuq.

Zbulimi vjen mes shqetësimit se luftimet në Afganistan, ku talebanët kanë kryer një ofensivë ushtarake agresive që kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërhoqën pothuajse të gjithë trupat e tyre, është bërë gjithnjë e më brutale pasi bisedimet e paqes kanë ngecur.

Reporter i agjencisë së lajmeve ndërkombëtare “Reuters”, 38-vjeçari që u vra mëngjesin e 16 korrikut, kur komandot afganë që kishte shoqëruar në Spin Boldak, u zunë në pritë.

Fotografitë fillestare nga vendi i ngjarjes treguan trupin e zotit Siddiqui me plagë të shumta por plotësisht të paprekur.

Por atë mbrëmje, kur trupi iu dorëzua Kryqit të Kuq dhe u transferua në një spital në qytetin jugor të Kandahar, ai ishte gjymtuar keq. Gjymtimi u raportua nga një “website” indian, “Newslaundry”.

Zyrtari indian ka shtuar më tej se trupi kishte gati një duzinë plagësh plumbi, shenja gome në fytyrë dhe në gjoksin e Siddiqui-t.

Një nga zyrtarët shëndetësorë në Kandahar tha se, fytyra e tij ishte e panjohshme. Ai nuk mund të përcaktonte saktësisht se çfarë ishte bërë me trupin.

Organizata për të Drejtat e Njeriut dhe grupet e tjera vëzhguese thonë se talebanët kanë kryer një seri vrasjesh për hakmarrje në Provincën Kandahar. Te kjo e fundit kanë ndodhur disa nga episodet më brutale në katër dekadat e fundit të Afganistanit, të shkatërruara nga lufta.

Ka raporte kontradiktore në lidhje me atë që ndodhi më 16 korrik, pasi forcat speciale afgane me të cilat Siddiqui po udhëtonte, u përpoqën të rimarrnin provincën e Spin Boldak.

Llogaritë nga zyrtarët lokalë, si dhe anëtarët e talebanëve, sugjerojnë se Siddiqui dhe komandanti i njësisë afgane u vranë në një zjarr kur ata po zinin pritë nga drejtime të shumta. Trupat e tyre u lanë në fushën e betejës ndërsa pjesa tjetër e njësisë u tërhoq – sipas këtij versioni të ngjarjeve.

Disa media njoftuan se Siddiqui mund të ishte kapur i gjallë nga talebanët dhe më pas të ishte ekzekutuar. Ato raporte nuk mund të konfirmoheshin. Një zyrtar indian, megjithatë, tha se disa nga plagët e Siddiqui duket se ishin nga të shtënat me armë në distancë të afërt.

Talebanët u ngritën në pushtet nga krahina jugore në vitet 1990, duke premtuar se do t’i jepnin fund mizorive të kryera nga milicitë lokale.

Siddiqui po mbulonte pёrplasjet nё rajonin Kandahar, ndërsa SHBA-tё tërhoqёn forcat e tyre nga Afganistani përpara afatit të 11 shtatorit të caktuar nga presidenti amerikan Joe Biden.

Me tërheqjen e trupave të huaj pas 20 vjetësh, talebanët po rimarrin me shpejtësi territorin në të gjithë vendin, duke shkaktuar frikë pёr një luftë tё mundshme civile.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore