Aplikacione

Valve nuk do zhvilloj “Counter Strike 2” për MacOS


Valve, kompania e njohur e video-lojërave, njoftoi se nuk ka plane për të zhvilluar Counter Strike 2 për sistemin operativ MacOS.

Loja Counter Strike 2 është një pasardhës i Counter-Strike: Global Offensive.

Arsyeja e vendimit është përmirësimi i vazhdueshëm i teknologjisë. Valve tha se ata po ndërpresin mbështetjen për harduerë të vjetër, përfshirë sistemet operative DirectX 9. Sistemi operativ macOS gjithashtu nuk do të marrë më mbështetje. Valve bëri të ditur se këto grupime përfaqësonin më pak se 1% të lojtarëve aktivë të CS:GO.

Counter-Strike 2 do të funksionojë ekskluzivisht në sistemet operative Windows dhe Linux me 64-bit. Për lojtarët që janë të interesuar për këtë, Valve gjithashtu lëshoi një përditësim të madh prej 26 GB për CS:GO-në ekzistuese. Megjithatë, përdoruesit e Mac u përballën me disa sfida pas instalimit të këtij përditësimi, përfshirë mungesën e mbështetjes për sistemin e tyre operativ dhe mungesën e mundësisë për të kthyer në një version të mëparshëm të lojës.

Counter-Strike 2 is already a blast - and lays the groundwork for years to  come | Eurogamer.net

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore