Shqipëria

Ushtria serbe nuk hyn në Kosovë – boll me barrikada, bën thirrje Xhaçka


“As ushtria serbe nuk do të hyjë në “Kosovë”, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në ndonjë konflikt të armatosur! Gjithçka ka të bëjë me një shfaqje të politikës së brendshme dhe nuk ka të bëjë me interesat e njerëzve të zakonshëm”.

Ky është reagimi i kryediplomates shqiptare Olta Xhaçka, përmes një postimi në Twitter lidhur me situatën në veri të Kosovës. Ky reagim i saj vjen pas akuzave të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç se Xhaçka po inkurajon kryeministrin kosovar Albin Kurti “të vijojë më tej me provokimet”.

Sipas Xhaçkës, “kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë”.

“Serbia duhet të ndalojë së përkrahuri me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe më në fund të kuptojë se e ashtuquajtura “Kosova dhe Metohija” nuk ekziston më. Përgjithmonë! Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët”.

Ministrja theksoi se shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdhenj të këtij rajoni dhe ata janë “dënuar” për të gjetur një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët.

“Ne u bëjmë thirrje të dy liderëve të ulen dhe të bisedojnë dhe i bëjmë thirrje BE-së/SHBA-së që të këmbëngulin në të. Çdo gjë tjetër përveç dialogut është e dënuar të dështojë. Mjerisht”.

Xhaçka po inkurajon Kurtin të vijojë me provokimet, thotë Daçiç

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore