Sport

Ultrasit e Romës kërcënojnë Zaniolo-n te shtëpia e tij, futbollisti thërret policinë


Një grup ultras i tifozëve të Romës kanë shkuar për ta kërcënuar Nicolo Zaniolo-n te shtëpia e tij në zonën Casal Palocco, duke e detyruar atë të thërriste policinë.

Sulmuesi 23-vjeçar italian zemëroi drejtuesit dhe tifozët e klubit të tij pasi ai nuk vazhdoi kontratën me klubin kryeqytetas.

Pankarta të shumta që fyejnë Zaniolo-n tashmë janë shfaqur në Romë dhe tensioni po bëhet i dukshëm.

Siç raporton “Calciomercato”, menjëherë pas humbjes 2:1 të Romës ndaj Napolit të dielën, një grup ultras i Romës u mblodhën para shtëpisë së Zaniolo-s në zonën Casal Palocco të Romës, duke brohoritur: “****humbja është i gjithë faji juaj. Largohu”.

Sulmuesi italian raportohet se u ndie i frikësuar nga kjo situatë dhe më pas menjëherë thirri policinë për ndihmë.

Oficerët u dërguan në vendngjarje dhe ultrasit u shpërndanë me shpejtësi, duke lënë Zaniolo-n të tronditur me babain e tij.

Situata po bëhet gjithnjë e më toksike dhe duket vetëm si çështje kohe para se Zaniolo të largohet nga Roma, megjithëse mund t’i duhet të presë deri në verë pasi refuzoi ofertën e Bournemouth.

Këta të fundit ofruan 30 milionë euro për shërbimet e tij, por 23-vjeçari refuzoi një lëvizje drejt Premier Leauge, duke dashur të bashkohet me Milan-in.

Mirëpo, kuqezinjtë janë ndalur te oferta 25 milionë euro në drejtim të tij, ofertë kjo që nuk po kënaq drejtuesit e klubit romak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore