Lajme

Ukrainë: “Ushtarët rus më dhunuan dhe më vranë burrin”


50 vjeçarja e dhunuar nga rusët

Rusët janë tërhequr nga zonat përreth Kievit, por ata lanë trauma e plagë të thella që mund të mos shërohen kurrë.

BBC ka dëgjuar dëshmi nga dora e parë dhe ka gjetur prova të përdhunimit të grave ukrainase nga ushtarët pushtues.

Në një lagje të qetë, 70 kilometra në perëndim të Kievit, jeton Anna 50 vjeçare (emri i është ndryshuar për mbrojtje të identitetit).

Anna tha se më 7 mars kishte qenë në shtëpi me burrin e saj kur hyri një ushtar i huaj, i cili e kishte përdhunuar.

“Nën kërcënimin e armës më çoi në një shtëpi aty pranë. Më urdhëroi “hiqi rrobat ose të qëlloj”. Vazhdoi të më kërcënonte se do të më vriste nëse nuk bëja siç thoshte ai. Më pas filloi të më përdhunonte”, tha ajo.

Me t’u kthyer në shtëpi, ajo kishte gjetur burrin e saj të qëlluar në bark, raporton BBC.

“Ai kishte tentuar të vraponte pas meje për të më shpëtuar, por u godit nga një plumb”, tha ajo.

Të dy kërkuan strehim në shtëpinë e një fqinji, ata nuk mund ta çonin burrin e saj në spital për shkak të luftimeve dhe kështu ai vdiq nga plagët e marra dy ditë më vonë.

Ajo bashkë me ndihmën e një fqinji të saj, e varrosën burrin në oborrin e shtëpisë së tyre, ku një kryq i gjatë prej druri qëndron në krye të varrit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore